Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza, kundër njëzet (20) personave.
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’.
Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza, kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për këto vepra penale:
Njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’.