Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda, ka ndaluar të dyshuarin E.A., në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Dyshohet se i lartshënuari, në afërsi të vendbanimit të tij, në komunën e Vitisë, me dashje, pa autorizim dhe me qëllim të prodhimit të narkotikëve, ka kultivuar bimën e kanabisit, ashtu që më datë 29 Gusht 2024, gjatë realizimit të urdhërkontrollit nga ana e zyrtarëve policor, në vendin e ngjarjes janë gjetur 9 bimë ‘’Canabis Sativa’’, me gjatësi prej 80 – 210 cm, të cilat janë asgjësuar.
I pandehuri E.A., gjendet në masën e ndalimit dhe ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore.