Prokuroria Themelore e Gjilanit i ka dhënë detaje lidhur me vetëvrasjen e një 25-vjeçari, i cili është gjetur sot pa shenja jete në shtëpinë e tij.
“Prokuroria është njoftuar për rastin dhe ka dalë në vendin e ngjarjes Prokurori kujdestar, policia dhe mjeku. Është vërtetuar se ai ka kryer vetëvrasje. Është gjetur i varur në katin e tretë të shtëpisë. Ka kryer vetëvrasje me litar”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Liridona Xheladini.
Pas shikimit të vendit të ngjarjes, prokurori kujdestar ka dhënë urdhër që trupi i pajetë me u dërgu në institutin e mjekësisë ligjore për kryerjen autopsisë”, ka shtuar ajo.