Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë të ditur se me datën 21.08.2018, i dyshuari me inicialet V.Z (1995), për shkak të një mosmarrëveshje, me dashje i ka shkaktuar lëndim trupor vëllait të tij, tani të dëmtuarit me inicialet V.Z (1990), duke e goditur të njëjtin me grusht në hundë, me ç ‘ rast si pasojë e lëndimeve, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan.
Liridona Xheladini, zyrtare për Informim dhe Monitorim të Mediave në Prokurorinë Themelore në Gjilan ka thënë se për këtë rast, i dyshuari është arrestuar, për shkak të veprës penale, “Lëndim i rëndë trupor”, nga neni 189, paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ndaj të dyshuarit është lëshuar Aktvendim mbi ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orëve”.
“Prokuroria Themelore, Departamenti i Përgjithshëm, me datën 22.08.2018, ka pranuar kallëzimin penal, për këtë rast të dhunës, nga Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve Kriminale në Gjilan, ndaj të dyshuarit dhe prokurorja e rastit ka nxjerrë Aktvendim mbi fillimin e hetimeve dhe ka ushtruar kërkesën për caktimin e paraburgimit, të cilat janë dorëzuar në Gjykatën kompetente në Gjilan”, ka thënë Liridona Xheladini, zyrtare për Informim dhe Monitorim të Mediave në Prokurorinë Themelore në Gjilan.