Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Privimi i kundërligjshëm i lirisë’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për këto vepra penale:
Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’.