Prokuroria në Gjilan ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj Entela Hysenit, drejtoreshë e Inspeksionit në Gjilan.
Ajo dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, më datë 10.03.2025 ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.K., për shkak të veprës penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërsa, më datë 18.03.2025 është ngritur aktakuzë ndaj të pandehurës E.H., për shkak të veprës penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, të KPRK-së”, thuhet në përgjigje.