Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 9 – 15 dhjetor 2024, ka regjistruar gjithsej gjashtëdhjetë (60) kallëzime penale, ndaj gjashtëdhjetetre (63) personave.
Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar:
• tridhjetenjë (31) aktakuza, ndaj tridhjetepesë (35) personave,
• tridhjetekatër (34) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e
hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të
kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),
• gjashtë (6) propozime për shqiptimin e masave ndaj të miturve,
• gjashtë (6) ankesa,
• katër (4) persona të ndaluar,
• tri (3) kërkesa për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë penale.
• Nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj periudhe kohore janë intervistuar tridhjetetre (33) persona.