Prishtinë- Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet lidhur me rastin e raportuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, i cili pretendon se i janë vjedhur 50 mijë euro në banesën e tij në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.
“Rastit të cilit ju keni referuar, ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Vjedhja e rëndë”, si dhe në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave të kësaj çështjeje penale”, tha Ulaj.
E njëjta theksoi se rasti është duke u hetuar.
Por, në raportin vjetor të deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), ai ka deklaruar para të gatshme në dy institucione financiare, tri llogari në emër të bashkëshortes dhe një në të prindit. /BetimipërDrejtësi