Sipas Prokurorisë Speciale, për hir të njoftimit të drejtë, PSRK njofton se ka trajtuar shumë raste penale që kanë ndodhur në veri të Kosovës, disa prej të cilave kanë rezultuar me arrestime, aktakuza, dhe shumë prej tyre janë ende në shqyrtime gjyqësore.
Këtë reagim Prokuroria Speciale e Kosovës e ka bërë pas disa deklarimeve të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, dhënë për mediet në vend.
Përmes një komunikate për medie, Prokuroria Speciale, ka deklaruar se ky institucion si autoritetet kompetent për hetimin e veprave penale, në grupin e të cilave bëjnë pjesë edhe vepra penale të cilat janë kryer në pjesën veriore të Kosovës, siguron qytetarët se për këto raste prokurorët kompetent kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore siç përcaktohet me legjislacionin në fuqi.
Sipas komunikatës së Prokurorisë, një gjë të tillë Prokuroria e ka bërë duke iu dhënë autorizimet e nevojshme policisë që të ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore, përfshirë edhe arrestimet sipas urdhër arresteve të lëshuara për të gjithë personat që janë si të dyshuar në këtë dosje hetimore.
“PSRK njofton publikun e gjerë, se prokuroria për punën e saj nuk bën deklarata publike për veprimet hetimore që ndërmerr për rastet që ka në hetime, e këtë nuk e ka bërë as kur vet
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës personalisht ka dal në vendin e ngjarjes kur janë sulmuar policia e Kosovës në veri, sepse konsideron se sundimi i rendit dhe ligjit në secilin cep të vendit, është qëllimi i punës së prokurorisë, e jo publikimi i veprimeve hetimore të asnjë rasti hetimor”, thuhet në komunikatë.
Sipas Prokurorisë Speciale, për hir të njoftimit të drejtë, PSRK njofton se ka trajtuar shumë raste penale që kanë ndodhur në veri të Kosovës, disa prej të cilave kanë rezultuar me arrestime, aktakuza, dhe shumë prej tyre janë ende në shqyrtime gjyqësore.
“Disa prej këtyre rasteve janë të shënjestruara nga Ekipi i Përbashkët për Përzgjedhjen dhe Shenjëstrimin e Krimeve te Rënda të cilin e udhëheq Kryeprokurori i PSRK-së”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.