Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili u arrestua të mërkurën, transmeton Paparaci.
Krasniqi po dyshohet për veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit’”, “Konflikti i interesit”.
Ai u arrestua ditën e djeshme nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speiciale.