Përmbledhje e punës javore nga Prokuroria Themelore në Gjilan
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 9 – 15 Shtator 2024, ka pranuar gjithsej tetëdhjetetetë (88) kallëzime penale.
Gjithashtu gjatë kësaj jave janë proceduar:
– gjashtëdhjetenjë (61) aktakuza ndaj gjashtëdhjetegjashtë (66) personave,
– pesëdhjetë (50) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),
– shtatë (7) ankesa,
– gjashtë (6) persona të ndaluar,
– gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave.
Nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj periudhe kohore janë intervistuar tridhjetedy (32) persona.