Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda javës, nga data 29 korrik – 04 gusht 2024, ka ndaluar nëntë (9) persona, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’,
Një (1) person për veprat penale ‘’Kanosja’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) person për veprën penale ‘’Mashtrimi’’,
Gjashtë (6) persona, në katër raste të ndara për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj personave të ndaluar ka parashtruar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Gjilan.
Gjithashtu, gjatë kësaj jave është raportuar një rast ‘’Vdekje e dyshimtë’’ në fshatin Shillovë, për të cilën prokurori kujdestar ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë të dërgohet për autopsi.