Prokuroria Themelore në Gjilan, bënë sqarim lidhur me shkrimin e botuar nga portali ‘’Rajonipress’’, më 4 prill 2019, me titull “Dosja e Llashticës, Zhegrës, Llovcës dhe Lladovës nuk u hetuan kurrë nga prokuror e hetues shqiptarë”.
Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton opinionin se këto dosje dhe dosje tjera lidhur me krimet serbe të luftës, të dorëzuara në ish Prokurorinë e Qarkut në Gjilan, janë administruar nga UNMIK-u, i cili ka pasur të drejtë ekskluzive për hetimin e rasteve të tilla.
Pastaj me vendosjen e misionit të BE-së, për sundimin e ligjit EULEX në Kosovë, të gjitha këto dosje iu janë dorëzuar EULEX-it, të cilat nga viti i kaluar janë bartur tek institucionet vendore, përkatësisht Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e cila ka kompetencë ekskluzive për hetimin e këtyre rasteve.
Gjithashtu, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, gjatë vitit të kaluar ka grumbulluar prova dhe ka intervistuar shumë dëshmitarë dhe përfaqësues të familjeve të viktimave, të cilat do të ndriçojnë dhe plotësojnë dosjet në fjalë, pranë PSRK-së.
Prandaj, me mirëkuptim kërkojmë që të mos botohen shkrime të pakonfirmuara nga Prokuroria Themelore në Gjilan, e cila mbetet e gatshme që të ofrojë informacione.
Prokuroria Themelore në Gjilan demanton një portal lokale: Kjo është e vërteta e vetme!
Ndani këtë artikull