Kordinatore për veprat penale kundër trafikimit me qenie njerëzore në Prokurorinë Themelore në Gjilan, Prokurore Leonora Kadriu, gjatë muajit nëntor së bashku me aktoret tjerë relevant ka mbajtur ligjëratë vetëdijësuese në Shkollat e mesme në Gjilan.
Gjatë takimeve me nxënësit, ajo ka shpjeguar format e trafikimit me njerëz, mënyrat e identifikimit të rasteve të mundshme, si dhe rëndësinë e raportimit të hershëm tek institucionet përkatëse. Prokurorja ka theksuar se ndërgjegjësimi dhe edukimi i të rinjve luan rol kyç në parandalimin e kësaj dukurie.
Nxënësit kanë shprehur interesim të madh dhe kanë marrë pjesë aktive në diskutime, duke adresuar pyetje dhe duke ndarë mendimet e tyre mbi sigurinë, mbrojtjen dhe rëndësinë e informimit.
Aktivitetet e ndërgjegjësimit do të vazhdojnë gjatë gjithë vitit, me qëllim që të rritet niveli i informimit në komunitet dhe të forcohet lufta kundër trafikimit me njerëz.
#SistemiProkurorial #ProkuroriShtetit #ZyraKryeprokuroritTeShtetit #ZyraKryeprokurorit #ProkuroriaThemeloreGjilan #PSH

