Zyrtarë të prokurorisë së Gjilanit kanë konfirmuar se Valdete Bllaca që vrau sot katër familjarët e saj, ka qenë police aktive në Stacionin Policor atje.
Kështu u tha pak më parë para mediave, ku ndër të tjera u bë e ditur se detaje të tjera do të dalin me kohë.
“Police e stacionit policor të Gjilanit, nuk ka qenë e suspenduar por zyrtare aktive. Për detaje të tjera ju lutemi të pritni, do t’i merrni me kohë”, ka thënë prokurori Arben Kadriu, duke shtuar se krimi dyshohet se u krye me armë zyrtare.
Ndryshe, Valdete Bllaca mesditen e sotme ka vrarë dy prindërit e saj dhe dy vëllezërit, ndërsa në fund vetën.
Deri tash nuk dihen detaje të shumëta, por raportohet se e ndjera ka pasur probleme psiqike për të cilat policia tha se do të flasë më vonë./gazetametro.net