Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga të dëmtuarit në rastin “Albkings” që të paraqiten në stacionet më të afërta policore në mënyrë që të ndihmojnë në sjelljen e kryesve të veprave penale para drejtësisë, raporton teve1.info
Përmes një komunikate për medie, Prokuroria ka kërkuar që të mos hezitojnë të bashkëpunojnë me Policinë pasi sipas këtij institucioni, qëllimi kryesor është luftimi i suksesshëm i krimit.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë iu bën apel të gjitha të dëmtuarave në rastin e “Albkings”, përmes së cilit grup iu janë shpërndarë video dhe fotografi intime të tyre, si dhe të dhëna të tjera personale, të mos hezitojnë e të paraqiten në stacionet policore më të afërta të vendbanimit të tyre, në mënyrë që të bashkëpunojnë ngushtë me organet e rendit, pasi synimi kryesor i Prokurorit të Shtetit është luftimi i suksesshëm i krimit, sigurimi i sundimit të ligjit, si dhe sjellja e kryerësve të veprave penale para drejtësisë”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.