Të hënën promovohet libri “Derbi Drita – Gjilani (1995–2025)” i autorit Enver Sadiku
Të hënën, më 16 shkurt 2026, në Hotel “Astoria”, me fillim nga ora 18:00, do të promovohet libri “Derbi Drita – Gjilani (1995–2025)” i autorit Enver Sadiku.
Në këtë monografi janë përfshirë të gjitha kryendeshjet ndërmjet dy skuadrave gjilanase, duke filluar nga derbi i parë i zhvilluar në vitin 1995 e deri te ndeshja e fundit e luajtur në dhjetor të vitit 2025.
Autori i librit Dr. Enver Sadiku ka ftuar dashamirët e futbollit, sportistët dhe publikun e interesuar që të marrin pjesë në këtë ngjarje të veçantë.

