Edhe sot disa kafiteri në Gjilan, kanë marrë vendim që ti mbyllin lokalet në orën 19:00, pronarët thonë se janë të detyruar ta bëjnë këtë për shkak se sot janë informuar nga inspeksioni se cila kafiteri nuk i përmbush kriteret dhe nuk i respekton masat ajo kafiteri të mbyllet shkruan Radio Star.
Pronarët e disa kafiterive kanë thënë se denimet në këtë kohë po janë të pa përballueshme, kjo po u’a vështirson punën edhe më shumë dhe po ndikon rëndë në gjendjen ekonomike, prandaj kanë vendosur që lokalet ti mbyllin në orën 19:00.
Ata janë shprehur edhe njëher se nuk mund to largojnë klientët e tyre nga kafiterit dhe nuk po munden të mbajnë distancë dhe rekomandimet e IKSHPK-së, andaj ky veprim po ndikon negativisht, për të mos u keqkuptuar tek klientët andaj vendosëm që edhe sot ti mbyllim lokalet në orën 19:00.
Ky është njoftimi i kafiterive: