Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim Muhamet Ajrullahu nga Gjilani, i cili me vetiniciativë ka grumbulluar përmes donatorëve vullnetmirë 13.800 euro për shërimin e Lorik Fazliut nga Drenasi i cili ka nevojë për shërimin jashtë vendit.
Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka falënderuar Muhamet Ajrullahu dhe gjithë donatorët të cilët kanë shprehur vullnetin për ti ndihmuar Lorik Fazliut, 5 muajsh i cili është diagnostikuar me leukemi akute dhe ka nevojë për shërimin e tij jashtë vendit.