Afrim Arifi, pronar i biznesit familjar “Afro Com”, është njëri nga të paktët biznese i cili rregullisht, për çdo vit, punëtorëve të tij u dhuron pagën e 13-të. Sipas tij, suksesi i biznesit është i garantuar vetëm kur punëtorët janë të kënaqur me punën e tyre. Ky humanizem i cili rrjedh nga një njeri me një personalitet të lartë shpirtëror dhe human, nuk është veprim i zakonshëm për një biznes Kosovar, por jo të gjithë kanë mendësinë dhe humanizmin e njejtë.
Pronari i këtij biznesi, Afrim Arifi, thotë se ka disa vite që e ka në traditë dhe e ka shëndrruar në zakon, për ta dhuruar pagën e 13-të, e cila natyrisht është obligim shtesë për biznesin, por jo e pa arritshme për ata të cilët duan t’i respektojnë dhe tua japin një vullnet shtesë punëtorëve të tyre.
Ai për portalin tonë, shprehet jashtëzakonisht i kënaqur me një vendim të tillë, pasi siç deklaron ai, suksesi i një biznesi është i garantuar atëherë kur punëtorët janë të kënaqur me shërbimin e udhëheqësit të tyre.
Ndërsa qytetarët e dinë mirë se punëtorët në disa binese private trajtohen me modestinë më të lartë, por ka edhe disa biznese ku punëtorët nuk marrin aspak trajtimin e merituar, kanë diskriminim në punë, kanë orar të tejzgjatur, kanë ndalesë të pushimit, kanë mungesë të trajtimit të barabartë e aq më pak marrin pagë të 13-të.
“Unë e kam shëndrruar në traditë që paga e 13-të të jetë e domosdoshme për kompanin time, prandaj edhe jam i obliguar qe disa vite ta jap atë. Poashtu, e di rëndësinë e asaj që quhet punëtorë në sektorin privat. Dua të jap një shembull më ndryshe, në mënyrë që edhe ndërmarrjet tjera nga Gjilani por edhe më tej, të fillojnë t’i trajtojnë më ndryshe ata të cilët ua rritin suksesin dhe profitin vjetor. – deklaroi Afrim Arifi, pronar i biznesit “Afro Com”.
Edhe qytetarët e Gjilanit, e më gjerë, kanë përkrahur iniciativën e dhënies së pagës së 13-të nga kjo kompani, duke i inkuruajuar edhe bizneset e tjera të vendit që të marrin vendime të tilla të cilat u dërgojnë në favor të biznesit tuaj dhe në motivim shtesë për punëtorët.