Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë, Maria Zakharova, ka folur rreth një çështje, e cila fillimisht u përmend nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Përmes propagandës, Zakharova e fajësoi Kosovën për keqtrajtimin e serbëve. Madje, ajo pretendoi se kryeministri Albin Kurti po i largon serbët që të jetojnë në Kosovë.
“Në të vërtetë, kryeministri Albin Kurti po largon serbët që jetojnë në Kosovë nga vendlindja e tyre, duke përdorur masave të rrepta. Ne shprehim solidaritetin me komunitetin serb, u bëjmë thirrje misioneve ndërkombëtare që veprojnë bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të përmbushin siç duhet mandatet e tyre dhe të sigurojnë mbrojtjen e serbëve nga sulmet ndaj të drejtave dhe sigurisë së tyre. Kriza e nxitur nga Prishtina i takon perëndimit”, tha Zakharova, transmeton Express.