By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Propozohet modeli i ri i lejes së lehonisë, babai të ketë të drejtë një muaj pushim me pagesë
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Propozohet modeli i ri i lejes së lehonisë, babai të ketë të drejtë një muaj pushim me pagesë

Përditësimi i fundit: March 23, 2022 8:46 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Me ligjin e ri të punës po rekomandohet që gjashtë muajt e parë pas lindjes, të konsiderohen si leje e lehonisë për nënën.

- Advertisement -

Në të tri periudhat e propozuara të lejes së lehonisë dhe lejes prindërore, organizatat joqeveritare kërkojnë që një muaj lirim nga puna të jetë edhe për baballarët dhe këto ditë mos të kenë mundësinë të transferohen për nënën, raporton KosovaPress.

Në modelin e propozuar sot, u tha se gjashtë muajt e parë të lehonisë të paguhen nga shteti, tre nga punëdhënësi dhe tre të tjerë të jenë pa pagesë.

Në diskutimin e organizuar nga Forumi Ekonomik i Grave (WEF) në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung (FES) dhe Iniciativa për Stabilitet, mbi Ligjin e Punës-dispozitat që rregullojnë lejen e lehonisë dhe lejen prindërore për të punësuarit u theksua se gratë janë të diskriminuara në tregun e punës edhe në rastin kur intervistohen.

Adelina Tërshani nga Rrjeti i Grave të Kosovës, tha se ligji aktual i punës lejon që punëdhënësit të diskriminojnë gratë. Në bashkëpunim edhe me organizatat tjera, ajo ka prezantuar rekomandimet për modelin e lejes së lehonisë.

“Ajo që ne rekomandojmë si forum bashkë me FES dhe IKS është që në gjashtë muajt e parë të lejes të konsiderohet si leje e lehonisë për nënën. Në periudhën e parë të lehonisë, babai të ketë të drejtën të gëzojë një muaj të pushimit të lejes së atësisë e paguar, që mund të merret para apo pas lindjes së fëmijës. Përveç kësaj, gjashtë muajt në vijim duhet të konsiderohen si leje prindërore për të inkurajuar marrjen e barabartë të lejes nga të dy prindërit. Në përputhje me direktivën e Bashkimit Evropian mbi balancën punë-jetë, një muaj duhet të merret nga babai edhe është i pa transferuar, nuk mund të transferohet te nëna. Gjatë tre muajve të fundit, janë paraparë pa pagesë, të paktën një nga tre muajt duhet të merren nga babai edhe nuk mund t’i transferohen nënës”, ka prezantuar ajo.

Tërshani shtoi se leja e lehonisë dhe ajo prindërore duhet të trajtohen me Ligjin e Punës.

Për këtë është pajtuar edhe kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Fatmire Mullhaxha Kollçaku, e cila tha se gjithçka që lidhet me punën duhet të trajtohet me këtë ligj.

“Ne kemi qenë edhe si deputete shumë të zëshëm kundër asaj tendence që të bëhet ndarja e pushimit të lehonisë, kinse me një ligj të veçantë, sepse kjo është jo vetëm e pakuptueshme e palogjikshme. E dimë se krejt çfarë ndërlidhet me punën duhet të rregullohet me Ligjin e Punës dhe pastaj mund të ketë legjislacion sekondar. Por, patjetër që kjo nuk mund të përjashtohet nga Ligji i Punës. Balancimi i jetës dhe punës duhet patjetër të bëhet”, tha ajo.

Në diskutimin mbi Ligjin e Punës – dispozitat që rregullojnë lejen e lehonisë dhe lejen prindërore për të punësuarit, Besa Luzha nga Fondacioni Friedrich Ebert tha se me ligjin aktual, kanë vërejtur diskriminim të madh të grave në tregun e punës.

“Janë vërejtur probleme të shumta, mos respektim edhe i nenit, ashtu siç është në ligjin ekzistues. Ka pasur përpjekje në vazhdimësi prej qeverive të ndryshme që të ndryshohet dhe të mundësohet një qasje më të mirë dhe më të drejtë, më të barabartë të gruas në tregun e punës. Mirëpo, rrethanat, situata politike edhe gjitha zhvillimet kanë sjellë në një status-quo të kësaj çështjeje”, ka thënë Luzha.

Ndërsa Saxhide Mustafa nga Forumi Ekonomik i Grave tha se një nga barrierat pse gratë janë jashtë tregut të punës është Ligji i Punës.

“Këto dispozita kërkojmë vëmendje të lartë nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, sepse kemi të bëjmë me gjysmën e popullsisë, ku pa zhvillimin e të cilës nuk mund të kemi zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Shumë gra u diskriminuan duke u paragjykuar që nga intervistat për punë, duke u pyetur për planifikimin e tyre familjar. E atyre që ishin të punësuara ju ndërpret kontratat e punës. Versioni aktual ka krijuar stimuj që kanë diskriminuar gratë në sektorin privat pa e anashkaluar në disa raste edhe në sektorin publik. Draftimi i ligjit ende ka zbrazëtira në këto dispozita dhe ne bëjmë thirrje që kjo të ndryshohet para se të kalohet në Kuvendin e Kosovës për diskutim dhe miratim”, ka thënë ajo.

Nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Klit Shala u zotua se janë duke punuar me prioritet për hartimin e këtij ligji.

“Rishtazi është themeluar grupi punues dhe pritet që në kuadër të afateve ligjore të përcillet edhe për konsultim publik projektligji i cili do të draftohet nga grupi punues. Sigurisht direktiva e prezantuar këtu do të merret parasysh dhe përkon me planin kombëtar të zbatimit të MSA-së. Direktiva e balancës jetë-punë, përveç pushimeve-lejeve, parasheh edhe modalitetet fleksibile të punës. Një risi e re e kësaj direktive është që parasheh lejen edhe për personat që kanë kujdestari për ndonjë person, por edhe për persona që janë në kujdestari për personat me aftësi të kufizuara. Edhe kjo do të merret parasysh në momentin e transfuzimit të kësaj direktive”, tha Shala.

Bazuar në Ligjin e Punës, aktualisht nënave u garantohet pushimi i lehonisë prej nëntë muajve me pagesë dhe tre pa pagesë. Gjashtë muajt e parë me pagesë nga punëdhënësi me kompensim prej 70% të pagës bazë sipas kontratës. Tre muaj të tjerë me mbulueshmëri nga Qeveria e Kosovës me kompensim prej 50% të pagës mesatare dhe po ashtu mundësinë e shfrytëzimit tre muaj pa pagesë.

OSBE, rrethon varrezat në Livoç të Poshtëm
Rritja e çmimit të rrymës, e papërballueshme për qytetarët
Vashat e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” kampione të Kosovës në ping pong
Kosova shtrëngon masat, kthen në kufi dhjetëra shqiptarë të pavaksinuar dhe pa test
Letër e hapur për përfaqësuesit tanë në futboll
Artikulli i mëparshëm Ka ndërruar jetë Shaip Zeka, vëllai i heroit të kombit, Kadri Zeka
Artikulli tjetër Haziri: Na paska lënë veprimtari i çështjes kombëtare, Shaip Zeka

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
<audio controls autoplay="autoplay"><source src="http://radio.1dhe1.com:9400/;stream.mp3" type="audio/mp3">Your browser does not support the audio element.</audio>
</script>
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.