Festa e gjithë shqiptarëve, 28 nëntori po afrohet. Por në Luginën e Preshevës nuk do të ketë festë.
Tubimi i shqiptarëve arsyetohet me tërheqje të vëmendjes dhe diskriminim që po bëhet nga Beogradi zyrtar.
“Diskriminimi po rritet çdo vit. Kërkesa jonë themelore është aneksimi i Luginës së Preshevës në Kosovë. Kjo nuk është kërkesë e politikanëve, por vullneti i njerëzve”, deklaroi kryetari i kësaj organizate Nazmi Hajredini.
Atje do të protestohet, ku do të kërkohet bashkim me Kosovën, shkruan Indeksonline.
Organizatorët e kësaj proteste janë duke bërë një mobilizim të jashtëzakonshëm.
Protesta pritet të jetë shumë e madhe dhe me pjesëmarrje masive.
Ky tubim do të mbahet me 28 nëntor, nga ora 11:00.