Vendimi pritet të vlejë gjatë datave 17 dhe 18 tetor, për të lehtësuar qarkullimin e qytetarëve që i bashkohen protestës nën moton “Liria ka emër – Drejtësi për çlirimtarët”.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili ka konfirmuar se qeveria shqiptare ka marrë këtë vendim në mbështetje të protestës që kërkon drejtësi, dinjitet dhe të vërtetën e luftës çlirimtare të UÇK-së.

“Liria ka emër – Drejtësi për çlirimtarët. Bashkohemi në Tiranë për drejtësi, dinjitet dhe të vërtetën e luftës çlirimtare të UÇK”, ka shkruar Balla në një postim në rrjetet sociale. /Telegrafi/