Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK) Ramush Haradinaj, ka kujtuar protestat e 11 marsit të vitit 1981 për të cilat tha se dridhën themelet e regjimit serb.
Haradinaj po ashtu, u shpreh se sot nderohen të rënët e atyre ditëve të lavdishme të historisë sonë.
“Ishte 11 Marsi i vitit 1981 kur studentët e Universitetit të Prishtinës u ngritën kundër shtypjes jugosllave, duke dridhur themelet e regjimit të atëhershëm. Sot nderojmë ata që i dhanë grushtin shtypjes jugosllave, nderojmë të rënët e atyre ditëve të lavdishme të historisë sonë”, ka shkruar ai në Facebook.