Protestat e vitit 1997/1998 nga Studentët e Shkollës se lartë pedagogjike “Skenderbeu”dhe nga qytetaret e Gjilanit do të kujtohen gjithmonë.
Solidarizimi i madh i qytetarëve të Gjilanit me rajonin e Drenicës ishte i madh.
Edhe kjo foto edhe njëherë dëshmon se qytetarët e Kosovës, respektivisht shqiptarët; pa dallim ishin unik në mbrojten e të drejtave fundamentale të tyre.
Studentët gjilanas vazhdimisht kanë protestuar për t’i mbrojtur të drejtat e tyre. Vullneti dhe guximi i gjilanasve ishte më i fortë se sa tytat e pushtuesit.
Pikërisht guximi dhe qëndrimi stoik për të realizuar ëndrrën shekullore për liri – kishin shtyer studentët gjilanas që të bashkoheshin masovikisht në protesta e demonstrata, por edhe në Ushtrinë Clirimtare të Kosovës.
Foto e realizuar nga Afrim Kqiku( Foto Fari Gjilan )