Rreth 40 pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës kanë dalë në protestë para ndërtesës së Qeverisë, raporton teve1.info
Pjesëtarët e policisë të veshur me uniforma, po shprehin pakënaqësinë e tyre rreth shumës së shtesës së rrezikshmërisë e cila u aprovua në mbledhjen e Qeverisë të premten e javës së kaluar.
Përmes një fjalimi, pjesëtarët e Policisë kanë paraqitur kërkesat e tyre për kategorizim si njësit i veçantë, kërkesë për shtesa të rrezikshmërisë në pagën bazë dhe kanë kërkuar që FIT të mos përdoret për qëllime politike.
Pakënaqësi lidhur me këto shtesa kanë shprehur edhe njësi tjera të Policisë së Kosovës.
Qeveria e Kosovës mori vendim që shtesat e rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës të sillen nga 45 deri në 150 euro.