Punonjësit shëndetësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë kanë mbajtur protestë 15 minutshe në shenj pakënaqësie për mosekzekutimin e pagave për muajin gusht nga shteti, raporton teve1.info
Protesta para Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë
Punonjësit shëndetësor të Qendrës Kryesorë të Mjekësisë Familjare në Prishtinë kanë mbajtur protestë 15 minutshe në shenj pakënaqësie për mosekzekutimin e pagave për muajin gusht nga shteti.
Kryetari i Shoqatës Sindikale, Sherif Makolli, tha se indinjata, revolta e cila është krijuar nga punonjësit është për mosekzekutimin e pagave.
“Ne dje gjithë ditën jemi mundu ta gjejmë arsyen pse nuk janë ekzekutuar pagat, nuk kemi marrë përgjigje. Ministria e Financave e gjuan topin tek Komuna, Komuna tek Ministria e Financave, ne jemi të revoltuar, punëtorët ju e dini në çfarë gjendje janë, revolta është e jashtëzakonshme”, tha Makolli.
Sipas Makolit, ata nuk e dinë arsyen e mospagesës së punonjësve shëndetësor për muajin gusht por shtoi se institucionet shtetërore po luajnë me dinjitetin e tyre.
“Nuk e dimë arsyen por ne e konsiderojmë papërgjegjësi të madhe dhe janë duke luajtur me dinjitetin e punëtorit shëndetësor. Ju e dini në çfarë gjendje kemi punuar në pandemi, çfarë kontributi kemi dhënë kurse sot luajnë me neve, këto paga sa të vogla që janë prapë luajnë me dinjitetin e punëtorit”, tha Makolli.
Ai tha se puna është duke vazhduar dhe se për protestë janë shfrytëzuar minutat e pauzës por shtoi se do të veprojnë varësisht nga gjendja që do të jetë me pagesa.