Protesta në Rrugën e Kombit kundër vendosjes së taksës ka dalë jashtë kontrollit dhe protestuesit pasi u përleshën me forcat e policisë, kanë shkatërruar edhe koncesionarin e ngritur për pagesën e taksës, duke i vënë flakën.
Protestuesit janë futur edhe brenda sporteleve dhe kanë shkatërruar edhe kompjuterët, shkruan Top Channel.