Partia Socialdemokrate i ka ndarë mirënjohje kryetari të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni.
Anëtari i kësaj partie është futur brenda sallës së Kuvendit Komunal dhe nga aty ka tentuar t’i japë mirënjohjen Hysenit.
“Mirënjohje për kunatin e vitit – të pakrahasueshmit, kryetarit të Gjilanit. Alban Hyseni”, shkruan në ‘mirënjohje’.
Por nuk mjafton me kaq, ironia e PSD preku edhe drejtorin, Shpend Nuhiu të cilin e kishin pagëzuar me titullin Drejtor i Nepotizmit.
Pas kësaj anëtari i PSD-së është larguar nga sigurimi prej sallës.
“Qytetarët e votuan. Për kunata po punon. Ky është kunati i vitit. Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni”, shkroi Molliqaj në Facebook.
Ditë më parë, vet Alban Hyseni ka pranuar se ka pasur punësime familjare në komunë.