PSD: Në Gjilan do të protestohet kundër vizitës së Trendafilovës
Kryetari i Partisë Social Demokrate (PSD), Dardan Molliqaj, së bashku me Qëndron Kastratin kanë takuar udhëheqësit e Shoqatës së Veteranëve të Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë, të cilët ofruan mbështetje për protestën e së mërkurës në Gjilan.
Postimi i plotë i Molliqajt:
Protestojmë së bashku!
Sot, së bashku me Qëndronin, takuam udhëheqësit e Shoqatës së Veteranëve të Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë, të cilët ofruan mbështetje për protestën e së mërkurës në Gjilan.
Gjykata Speciale është e padrejtë qysh në fillim. Ajo e ka shkelur kriterin e barazisë mes palëve dhe të drejtat e njeriut. Vizitat për matje të opinionit publik e rregullim të imazhit të saj me takime të mbyllura janë të padëshirueshme.
Prandaj, të mërkurën, nga ora 10:00, Hotel “Astoria”, Gjilan ku do të zhvillohet takimi i znj.Trendafilova, protestojmë kundër kësaj vizite!