Partia Socialdemokrate ka paralajmëruar protestë pas marrëveshjes që u arrit në takimin e Ohrit ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, e cila do të mbahet më 25 mars në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se protesta është mjeti i vetëm, pasi sipas tij, nuk ka opozitë parlamentare.
Ai më tej shtoi se ka pasur tendencë nga Qeveria që ta mjegullojë situatën, duke thënë që kaluam nga asociacioni në vetëmenaxhim.
Këto janë tendenca të manipulimit duke llogaritur që qytetarët nuk e lexojnë.