Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur një aksion simbolik në dyvjetorin e Qeverisë Kurti II.
Aktivistë të këtij subjekti kanë ngjyrosur me ngjyrë të verdhë objektin e Qeverisë së Kosovës.
Anëtari i kryesisë, Zgjim Hyseni tha se simbolika e vizës së verdhë është se pushteti “nuk ia ka bërë vijë” për dy vjet qeverisje.
“Simbolika e vijës së verdhë është për të treguar në mënyrë të thjeshtë bilancin e kësaj qeverie, që do të thotë nuk ia kanë bërë vijë për këto dy vjet. Vijë nuk ja kanë bërë”, tha Hyseni.