Në pesë vjetorin e vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari, Partia Sociale Demokrate ka mbajtur aksion pranë objektit të Qeverisë.
PSD ka vendosur citate të kryeministrit Albin Kurti, Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut të cilët janë zotuar se do të zbardhnin vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.
“Me Qeverinë e re do të krijohet mundësia për të pasur drejtësi për Astritin, sepse kjo është drejtësi për shtetin tonë, për popullin tonë, për qytetarët e Republikës, me qenë se pa drejtësinë për Astritin edhe shteti i së drejtës në vendin tonë ndelet shumë i mangët”, thuhet në pankartën e vendosur nga PSD-ja në objektin e Qeverisë, me citatin e kryeministrit Albin Kurti.
Lexo edhe: Sot vazhdon takimi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë
Përveç kësaj pankarte me citate të kryeministrit Albin Kurti, aktivistët e PSD-së kanë vendosur edhe citate të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryeparlamentarit, Glauk Konjufca dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.