Një universitet që pretendon të zhvillohet mbi parimet moderne të arsimit universitar, ku vie në shprehje kombinimi i shkathtësive menaxheriale të drejtuesve dhe kreativiteti akademik i mësimdhënësve, do të përplotësohej nëse në krye të Universitetit “Nëna Tereze” vjen një kuadër i kompletuar nga pikëpmaja akadmike e shkencëre, siç është prof.dr. Agim Rushiti, një nga personat më meritor në ngritjen e infrastrukturës juridike e organizative për themelimin e këtij universiteti
Shkup, 16 shkurt – Ditëve të fundit në opinionin publik janë lakuar disa emra si kandidat të mundshëm për rektor të Universitetit “Nëna Tereze” në Shkup. Por, pas një vëzhgimi të situatës në terren, ku kemi vërejtur edhe një mbështetje nga brenda univeresitetit, mund të konkludojmë se personi më i përshatshëm për këtë post është Prof.dr. Agim Rushiti, i doktoruar në shkencat e matematikës dhe të pedagogjisë. Ai ka qenë kryetar i Komisionit për koordinimin e aktiviteteve për themelimin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, nga viti 2015, e deri te themelimi të tij në vitin 2016.
Përvojë akademike – universitare
Përvojë akademike – universitare e Agim Rushitit filon në vitet 1994/1995 , si asistent dhe më vonë profesor, deri në vitet 2018/2019 (me ca ndërrprerje): Universiteti i Tetovës;
2004-2018: Fakulteti Pedagogjik pranë Universitetit “Sh.Kiril dhe Metodi”- Shkup; 2016-2018: Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup. Gjatë punës akademike-arsimore, ai ka qenë edhe mentort i disa magjistrantëve, të cilët i ka udhëhequr me shumë sukses.
Biografia e tij shkencore e profesionale është e ngjeshur edhe me një përvojë solide pune. Nga viti 2019 dhe deri tash ai është Drejtor (i parë) i Agjencisë për Cilësi në Arsimin e Lartë në RMV (i zgjedhur nga ana e Parlamentit të RMV, përmes Konkursit publik). Në vitet 2009 – 2019 ishte Përgjegjës i Sektorit për arsim të lartë pranë Ministrisë për Arsim dhe Shkencë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kurse në vitet 2007 – 2008 udhëhoqi Sektorin e arsimit fillor dhe të mesëm pranë Ministrisë për Arsim dhe Shkencë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërkaq në vitet 2003-2009 ishte bartës i disa përgjegjësive profesionale në kuadër të MASH, përfshi edhe Këshilltar për bashkëpunim ndërkombëtar.
Profili shkencor, akademik e profesional i Agim Rushitit mund të jetë një favor tepër i rëndësishëm për Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, edhe për faktin se ai ishte koordinator dhe pjesëmarrës i dhjetëra projekteve e konferencave shkencore vendore e ndërkombëtare, si dhe anëtar/kryesues i disa grupeve punuese dhe këshillave organizative.
Punimet shkencore
Kredibiliteti shkencor i Agim Rushitit shpërafqet në një listë të gjatë punimesh shkencore e profesionale të botuara në shtypin ditor dhe atë të speciualizuar, siç mund të veçojmë: “Hapësira katërdimensionale – hapësirë me plot enigma”, “Flaka e vëllazërimit”, Shkup, 14-15 Maj 1997; „Teoria e Gardnerit mbi inteligjencat e shumëfishta“, Revista për kulturë, shkencë dhe art “JEHONA”, Shkup, Maqedoni, 3-4/2011, fq.153; “Mатематички модели”, Меѓународно списание „Просветен работник“, Просветно дело, 4/2011, Shkup, 2011; Mathematical models for the development of mathematical competencies, International journal “TEACHER”, Bitola, 2012, ISSN 1409-6870; Year 11, Vol. 4, Namber 1 Pages 150-169; „Математические модели для развития математической компетентности“, Журнал „Вестник Тамбовского Университета“, Серияа: Естественние и технические науки“, ISSN 1810-0198, Том 17, в. 6, 2012; si bashkautor: “The role of the teachers in support of maths talents”, International journal “TEACHER”, Bitola, 2013, ISSN 1877-8888; Year 12, Vol.4, Namber 2, Pages 178-182; si bashkautor: : “Several aspects of measuring performance of university study cycles using DEA”, International Conference on Information Technology and Development of Education – ITRO 2015, June, 2015, Zrenjanin, Republic of Serbia, Pages 8-13; si bashkautor: “Wijsman – statistical convergence of interval numbers”, Tatra Mt. Math. Publ.56 (2015), 67-74, Applied Mathematics e-Notes; The application of DEA (Data Envelopment Analysis) model, based on linear programming, in analyzing the quality of studi programs, Thir International Conference “Education across Borders” Education and Research across Time and Space, Bitola, 2017 ,”Konstruktimet Gjeometrike”, ”Plus”, Tetovë, nr. 5 dhe 6, 1994; “Fuqizimi i katrorit të numrave”, ”Plus”, Tetovë, nr. 10, 1995; ”Shkenca nuk lejon skepticizëm”, ”Fakti”, Shkup, 23 korrik 1996; ”Njeriu i cila i dha dritë shkencës shqiptare”, ”Rilindja”, Prishtinë, 13 shtator 1996; ”Vendi gjeometrik i numrave”, ”Plus”, Tetovë, nr. 17, 1997; ”Dy tregime-dy probleme”, ”Plus”, Tetovë, nr. 17, 1997; ”Vendi gjeometrik i pikave në zgjidhjen e detyrave konstruktive”,”Plus”, Tetovë, nr. 18, 1997; “Shekulli XXI- shekulli i shkencës shqiptare”, ”Studenti”,Tetovë, maj 1997; ”Hapsira katërdimensionale-hapsirë me plot enigma”, ”Flaka”, Shkup, 14-15 maj 1997; ”Evarist Galua”, ”Plus”, Tetovë, nr. 22, 1998; ”Pjer Ferma”, ”Plus”, Tetovë, nr. 23,1998; “Gotfrid,Vilhelm Lajbnic”, ”Plus” , Tetovë, nr. 25, 1999; ”Bernard Riman”, ”Plus”,Tetovë, nr. 27,1999; ”Shekulli 21-shekull i shkencës shqiptare”, ”Fakti”, Shkup, 20 korrik 2000; ”Shqiptari që i dha famë qytetit të Dubrovnikut”, ”Fakti”, Shkup, 3 tetor 2000; ”Emisar i themelimit të Akademive të ndryshme në Evropë”, ”Fakti”, Shkup, 10 tetor 2000; ”Matematikani i cili i vuri themelet e gjuhës letrare frënge”, ”Fakti”, Shkup, 11 tetor 2000; ”Eshref Ademaj”, ”Plus”, Tetovë, nr. 30, 2000; ”François Viete”, ”Plus”, Tetovë, nr. 31, 2000; ”Nikolaj Ivanoviq Lobaçevski”, ”Plus”, Tetovë, nr. 41, prill 2003; “Shaban Baxhaku”, “Plus”, Tetovë, nr. 42, 2003; “Gjeometria e parë në gjuhën shqipe 1912”, “Plus” , Tetovë, nr. 43, 2003; “Kur dhe ku lindi matematika”, “Plus”, Tetovë, nr. 44-45; ”Hartues kryesor i të gjitha disciplinave gjeometrike: Shaban Baxhaku”, ”Fakti”, Shkup, 19 prill 2003; ”Gjeometria e parë në gjuhën shqipe e vitit 1912”, ”Flaka”, Shkup, 19-20 prill 2003; ”Njeriu që i dha impuls shkencës shqiptare”, ”Flaka”, Shkup, 7 maj 2003; ”Kalkulatorët e gjallë”, ”Flaka”, Shkup, 8 maj 2003; “Kur dhe ku lindi matematika”, “Flaka”, Shkup, 13-14 tetor 2003; “Kristo Dako, babai i gjeometrisë së parë në gjuhën shqipe”, ”Plus”, Tetovë, nr. 59, 2007; “Nobelistët e ardhshëm shqiptar”, “Lajm”, Shkup, 15 gusht 2007.
Veprat autoriale
Agim Rushiti, përveç tjerash krijoi edhe një opus të pasur shkencor përmes botimit të lubrave dhe doreacakëve të ndyrshëm nga shkenmcat e matematikës dhe pedagogjisë, sikundër janë : “Minimatematiskopi matematikor“ , Flaka, Shkup, 1993; Libri: “Me veteranët e arsimit shqip në Kumanovë dhe Likovë (1945-1950)“, koautor, Interdiskont, Shkup, 1998; Libri: “Me veteranët e arsmit shqip në Kumanovë dhe Likovë (1945-1960)“, Куманово, 2000; Publikimi/libri: “Arsimi në gjimnaz në Republikën e Maqedonisë“ (koautor), BZHA, MASH, Shkup, 2003; Publikimi (në shqip dhe në maqedonisht): „Koncepti për maturë dhe për provim përfundimtar në arsimin e mesëm publik në Republikën e Maqedonisë” (koautor), MASH, BZHA, Shkup, 2004; Publikimi (në shqip dhe maqedonisht): Të drejtat dhe përgjegjësitë e nxënësit në shkollat e mesme“ (koautor), MASH, BZHA, Shkup,2005; Publikimi (në shqip dhe maqedonisht): „Bazat e programës për punën edukativo-arsimore në vitin përgatitor“ (koautor), MASH, BZHA, Shkup, 2005; Publikimi (në shqip dhe maqedonisht): „Metodologjia për vlerësimin e teksteve shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm“ (koautor), MASH, BZHA, Shkup, 2006; Publikimi (në shqip dhe maqedonisht): „Кoncepcioni për tekstet shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm“(koautor), MASH, BZHA, Shkup, 2006; Publikim/libri (në shqip, maqedonisht dhe anglisht): „Preventiva për tregtinë me njerëz përmes aktiviteteve edukative dhe ndërtimin e kapaciteteve nëpër shkolla” (koautor), IOM, Shkup, 2006; Libri: “Mësimet e para nga gjeometrija elementarenë shkollat fillore – Kristo Dako“, KMI Paskal, Tetovë, 2008; Fjalori terminologjik/enciklopedi shkencore: “Fjalori terminologjik i matematikës“, KMI Paskal, Tetovë, 2008; Fjalori terminologjik/enciklopedi shkencore: “Fjalori terminologjik i matematikës“, Universiteti i Evropës Juglindore, Tetovë, 2011; Doracak për profesor universitar dhe studentë: „Përgatitja e udhëzimeve për relizimin e mësimit praktik për studentët e Fakulteteve pedagogjike“ (koautor), OSCE-Mission to Skopje, 2013; Fjalori terminologjik/enciklopedi shkencore: “Fjalori terminologjik i matematikës“, SHB I.Seferi dhe Ministria e kulturës e RM, Shkup, 2013; Fjalori terminologjik/enciklopedi shkencore: “Fjalori terminologjik i matematikës“, SHB Arberia Design, Tetovë, Universiteti i Tetovës, Tetovë, 2019.
Mirënjohjet
Për punën e tij përkushtuese ndaj arsimit dhe shkencës, Agim Rushti është nderuar me disa shpërblime dhe mirënjohje vendore dhe rajonale, siç janë: Shpërblimi (më i lartë që e ndan Lidhja e arsimtarëve shqiptar “Naim Frashëri” në Maqedoni) “Mësues i dalluar”, 1992; “Shpërblimi i Nëntorit i Qytetit të Kumanovës“– shpërblimi më prestigjioz që e ndan Komuna e Kumanovës për të arriturat nga sfera e arsimit, Kumanovë, 2005; „Plaketa e Qytetit të Gjilanit“, e ndarë nga Prefekti i Qytetit të Gjilanit për kontributin në arsim në regjionin e Gjilanit për periudhën (1988-1990), Gjilan, 2005; Shpërblimi shtetëror “Sh. Klimenti i Ohrit“, Shpërblimi më prestigjioz në Republikën e Maqedonisë që i ndahet personave që kanë kontribuar në sferën e arsimit dhe shkencës, Ministria e kulturës e R. Maqedonisë, Shkup, 2008; Plaketa „Punëtor i dalluar“, e ndarë nga KMI “Paskal”, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Vlorë, R. e Shqipërisë, 2012; “Milingona e Artë 2013“, shpërblim prestigjioz që i ndahet personave më të dalluar nga bota shqiptare në Maqedoni, për botimin e publikimeve me relevancë shkencore, Milingona, Shkup, 2014.
Një universitet që pretendon të zhvillohet mbi parimet moderne të arsimit universitar ku vie në shprehje kombinimi i shkathtësive menaxheriale të drejtuesve dhe kreativiteti akademik i mësimdhënësve, do të përplotësohej nëse në krye të Universitetit “Nëna Tereze” vjen një kuadër i kompletuar nga pikëpmaja akadmike e shkencëre, siç është prof.dr. Agim Rushiti, një nga personat më meritor në ngritjen e infrastrukturës juridike e organizative për themelimin ekëtij universiteti.
Universitetit “Nëna Tereze” ka nevojë për një rektor ambicioz si prof.dr. Agim Rushiti, i cili nuk ka nevojë të katapultohet nga jeta politike për të qenë i suksesshëm në misionin e tij të shenjtë. Këtë objetkiv madhor kanë edhe profesorët dhe studentët e këtij universiteti, të cilët janë lodhur me eksperimentime dhe zgjidhje kadrovike që plotësojnë ambicjet dhe egot e individëve por jo të komunitetit akademik e studentor. Prof dr. Agim Rushiti është zgjidhja më e mirë për ta ndërprerë këtë traditë të keqe. (E.A)