Sot, filluam peticionin me qytetarët e Gjilanit me iniciativën e “Lëvizjen Qytetare Vatra” dhe me mbështetjen e asambleistit Isa Agushi kërkesën që e Diela të bëhet ditë pushimi edhe për punëtorët e sektorit privat.
Kjo është një iniciativë që ka nisur që në prill të vitit të kaluar, por që deri tani është penguar dhe zvarritur nga udhëheqësia e Komuna e Gjilanit me në krye Lutfi Hazirin.
Ky peticion do t’i dërgohet ekzekutivit dhe legjislativit të Gjilanit që sa më parë e Diela të bëhet sa më parë pushim. Kushtrim Kadriu, Valmira Arifi dhe Mefail Lonuzi ftuan qytetarët që sa më masovikisht të nënshkruajnë këtë peticion, kurse Isa Agushi- asambleist nga PDK the se kjo iniciativë shumë e nevojshme po pengohet nga Komuna e Gjilanit dhe njëkohësishtë shpjegoi, nga përvoja e tij se si kjo gjë funksionon në vendet perëndimore.