Nga Zejnullah Jakupi
Jam plotësisht i mendimit tjetër dhe do këshilloja kryeministrin Kurti dhe presidenten z. Osmani të këshilloheshin me SHBA- të cilat siç e bëri Sekretari i Shtetit z. Blinken të kenë kujdesë me minoritetet pra, me sërbët dhe Dialogun. Prandaj kjo është një grackë që po përgatitet kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.
Këtu ka një keqkuptim. Nuk është ky referendum i Serbisë i organizuar nga shteti serb, por nga serbët e Kosovës, prandaj nuk mund të thuhet se shkilet sovraniteti i shtetit.Natyrisht Serbia mund ta deklarojë si të tillë, por nuk është, sepse institucionet e Republikës së Kosovës, policia dhe institucionet tjera mund ta verifikojnë, ta përcjellin këtë proces, pra votimin dhe nuk mund të ketë kurrëfarë intervenimi në institucionet e Kosovës, cënimin e integritetit territorial etj përderi sa ne në Kosovë kemi serbët të cilët janë banorë të Veriut, gjithashtu ata janë edhe shtetas të Kosovës dhe të shtetit serb. (natyrisht mendoj se “hapja e qendrave të votimit të Serbisë në territorin e Kosovës” nuk duhet lejohet, por qendrat e votimit duhet të jenë të Kosovës).Andaj apeli im është mos i jepni shans Serbisë të konsumojë patriotizëm nga kjo gjendje në Kosovë të cilën dëshiron ta shfrytëzojë për interesa të saj.Duhet ndryshuar qasja!.
Po ju ofroj një shembull nga Gjermania; 3 milionë pjesër të komunitetit turk në Gjermani, ata që kanë dy nënshtetesi ose e kanë vetëm ate turke, guxojnë të marrin pjesë në votime e pse jo edhe në referendume të cilat në dy rastet (e cekura) i dedikohen shtetit te dytë, në këtë rast Turqisë dhe nuk kanë të bëjnë me Gjermaninën…Një ndalesë serbëve të Kosovës që të mos marrin pjesë në referendum e bënë Kosovën dhe institucionet, siç thuhet “mish për top”, që i shkon për shtati Serbisë.