Drejtor i Qendrës për Hulumtim dhe Monitorim, Kujtim Sadriu, i cili vjen nga Lugina e Preshevës, ka folur në “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku, lidhur me zhvillimet e fundit politike në Serbi, ku sëfundmi ka një lajm të mirë, pasi shqiptarët do të kenë një përfaqësues në parlamentin serb.
I pyetur nga Karadaku se përse shqiptarët këtë herë nga 3 deputetë që patën legjislacionin e kaluar, do të kenë vetëm një deputet, Sadriu tha se kjo vjen për shkak të shkeljes së marrëveshjes së Tiranës, e cila është bërë nga vetë Shqaip Kamberi, i cili do të jetë në parlamentin e Serbisë.
Pjesë nga biseda:
Karadaku: Do të kemi një deputet në parlamentin serb që do jetë Shaip Kamberi, pse shqiptarët mezor nxorën një deputet?
Sadriu: Siç ju jeni informuar e ka kaluar pragun Shaip Kamberi për tu bërë pjesë e parlamentit të Serbisë. Më mirë një se asnjë, por mendoj se pasojat që nuk morëm 3 deputetë apo 4 deputetë rrjedhin nga vetë partia e zotit Shaip Kamberi. Ju jeni të informuar se në vitin 2020, partitë shqiptare arritën një marrëveshje, u tha se partia që merr shumicën do t’i përkasë vendi i parë. Këtu me keqardhje ju them se egoja e Shaip Kamberin shkeli marrëveshjen e Tiranës, dhe shqiptarët u ndanë në dy lista dhe patën këtë pasojë.
/Abcnews.al/