Sot fillova zbatimin e aktivitetit ” Vizitat e Familjeve të Dëshmorëve”
Këtë aktivitet e fillova me familjen e Dëshmorit të Kombit Bahtir Jahiri.
Së pari deshiroj të falenderoj këtë familje të shenjtë për mikëpritjen që ma bëri në kuader të aktivitet tim, gjatë vizitës biseduam për gjendjen e familjes së Dëshmorit, me keqardhjen më të madhe, sot po e bëjë publike edhe këtë problem më të cilin ballafaqohet vëllau i Deshmorit të Kombit Zeqir Jahiri, i cili që 3 muaj punon pa pagesë si punëtor teknik në shkollën fillore “Fetah Qerimi” në Verbicë të Zhegocit, kjo falë keqmenaxhimit të komunës së Gjilanit, respektivisht Drejtorisë së Arsimit në Gjilan, e cila e kishte hequr nga lista e pagave vëllaun e Deshmorit.
Çdo herë do të jemi pran atyre që për Lirin e Kosovës dhanë më të dashurit e tyre.
Këtë aktivitet po e kryej si Kryetar i RDK-së, nëndega Kishnapolë
Me respekt Gentrit Azemi