Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatë kërkesën që kryeministri, Albin Kurti të paraqitet në PSRK për të dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore.
Kështu ka bërë të ditur për Tëvë1, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Konfirmojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka pranuar kërkesën në fjalë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e njëjta është duke u shqyrtuar nga gjykata”, ka deklaruar ajo.
Kurti nga ana tjetër, ka shmangur disa herë ftesën për intervistim nga Prokuroria dhe ka shprehur gatishmërinë për të pritur prokurorët në zyrën e tij për të diskutuar çështjen.