Në takimin e mbajtur të organizatave të Veteranëve të Luftës, degët e Zonës së Karadakut (Gjilan, Viti e Kamenicë), u vlerësua se publikimi i listave tani më t njohur si “veteranë të rrejshëm”, është jë dëshmi e një pune joprofesionale e prokurorisë së shtetit, e cila duke publikuar lsitat me të dhëna personale të mbi 20 mijë personave , ka shkelur ligjin nr 03/L-172, për mbrojtjen e të dhënave personale”, thuhet në një reagim të OVL UÇK-së, për Gjilan Viti e Kamenicë, nënshkruar nga Milazim Miftari, Abdyl bajrami e Milazim Limoni. Transmeton Portali 2LONLINE.
Më tej në këtë reagim thuhet se ne këtë veprim, prokuroria e shtetit, e cila është thirrur t’i gjejë shkelësit e ligjit dhe të njëjtit t’i paraqes para organeve të drejtësisë, ajo bënë vet një shkelje të rëndë. Me ktë ajo ka mundësuar keqpërdorimin eventual të këtyre personave, nga individë, grupe dhe organizata të ndryshme. Për këtë, kryesitë e OVL-së të Karadakut kërkojnë përgjegjësi penale, ndaj atyre që publikuan këtë listë, të cilët me vetëdije të plotë dhe për qëllime të caktuara shkelën ligjin.
Reagimi i OVL-ve të Karadaket vazhdon tutje duke lista e veteranëve të shpallur si “veteranë të rrejshëm”, në përmbajtje të saj ka shumë të pavërteta, për shkak se në këtë listë, ku përfshihen emrat e veteranëve të ZOK-ut, ka veteranë që ishin në luftë që nga dita e parë e luftë në Drenicë, e që më pas u transferuan në ZOK. “Ky nuk është veprim i rastësishëm, është veprim mirë i koordinuar duke pasur për qëllim denigrimin dhe fyerjen e emrit të veteranit dhe të luftës çlirimtare. Pra është veprim tendencioz dhe si i tillë është edhe i papranueshëm”, thuhet në reagimin e OVL-ve (Gjilan, Viti e Kamenicë).
Organizatat e veteranëve të UÇK-së, apelojnë tek veteranët e apostrofuar nga prokuroria si “veteranë të rrejshëm”, të jenë të përmbajtur në deklarime dhe qëndrimet e tyre dhe po ashtu të jenë krenar sepse e vërteta do të dali në shesh. Gabimet eventuale në plotësimin e aplikacionit nuk e mohoj në dot ët kaluarën e lavdishme t luftës së UÇK-së, pjesë e të cilës ishin veteranët.
“Zërat që përpiqen të fajësojnë përfaqësuesin e ZOK-ut, në procesin e verifikimit për listën e veteranëve të rrejshëm, u vlerësuan si jo reale dhe të papranueshme. Lista është produkt i prokurorisë, ndërsa u shpreh konsideratë dhe respekt për punën dhe përkushtimin e përfaqësuesit të ZOK-ut në procesin e verifikimit”, përfundon reagimi, i OVL-ve, degët në Gjilan, Viti e Kamenicë.