Është publikuar libri i ri i profesorit universitar dhe njohësit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Flamur Hyseni, me titull
“Shteti unitar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.
Në këtë botim, profesori Hyseni trajton në mënyrë profesionale dhe të argumentuar parimin kushtetues të shtetit unitar, duke ofruar analiza të qarta juridike mbi funksionimin e rendit kushtetues të Kosovës. Libri paraqet argumente të detajuara pse themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është në përputhje me Kushtetutën, duke paralajmëruar për pasojat juridike dhe institucionale që mund të cenojnë unitetin shtetëror.
Ky botim vlerësohet si një kontribut i rëndësishëm në debatin juridik, akademik dhe publik mbi çështjet kyçe të shtetësisë së Kosovës./Radio Star/

