Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 356 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Sot janë shëruar 53 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158 mijë e 195.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
11 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.232 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.697.901 doza të vaksinës.
Deri më sot 791.547 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 7.258 testime, 356 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 53 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.195.
Në total numri i rasteve aktive është 2.083.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!