Këta janë Puhiza, Amela e Rron Lipovica, të cilët janë fëmijë të jashtëzakonshëm, të edukuar e të sjellshëm, të përbërë nga prindër të cilët kanë sakrifikuar gjithçka për ta, kanë investuar në kulturën dhe edukatën e tyre. Këta fëmijë, duke respektuar thirrjet e institucioneve relevante, duke qëndruar brenda në shtëpi, kanë bërë kursime në një shumë të konsiderueshme, për ta dhënë për familjet në nevojë. Ky solidaritet dhe kjo formë e humanizmit nga ta, i ringjallë zemrat dhe vëmendjet tona se ne duhet të jem ata të cilët duhet t’i krijojmë të ardhme të ndritshme të gjithë fëmijëve tanë.
Puhiza, Amela e Rroni, me këtë gjest na bënë krenarë dhe të lumtur me solidaritetin dhe thirrjen e vëmendjes së tyre, për të gjithë moshatarët e tyre të cilët kanë nevojë ta tejkalojnë sa më lehtë këtë gjendje pandemie. Këta dëshmuan më së miri lidhshmërinë dhe solidaritetin në mes popullit tanë, si dhe, trashëgimin që këta fëmijë kanë për t’i dhënë rëndësi në jetë humanizmit dhe ndihmës për të tjerët. Ne jemi të lumtur përgjithmonë që në krahët tanë po rrisim fëmijë të ndershëm, revulucionar në mendime dhe ide, e mbi të gjitha, duke ia mësuar vlerën dhe rëndësinë që duhet patur ndaj njëri-tjetrit.
#bashkeiadalim