Lokacioni: Metal Group 1967 LLC – Velekincë, Gjilan
Orari i punës: I plotë
Afati për aplikim: 08 Gusht 2025.
Metal Group 1967 LLC është kompani e specializuar në prodhimin e konstruksioneve metalike, e cila po zgjerohet me projekte të reja ne tregjet ndërkombëtare dhe po kërkon profesionistë të përkushtuar për t’iu bashkuar ekipit tonë. Ne ofrojmë kushte të mira pune, pagë konkurruese, shujte, sigurim shëndetësor dhe mundësi zhvillimi profesional në një ambient dinamik dhe bashkëkohor. Të interesuarit mund të aplikojnë për pozitat e mëposhtme:
Pozitat e Hapura:
QA/QC – Specialist për Sigurim dhe Kontroll të Cilësisë (Pozita 1)
• Zbatimi i standardeve të cilësisë (ISO 9001 dhe EN 1090) në çdo fazë të prodhimit.
• Kryerja e inspektimeve, raportimi i defekteve dhe ndjekja e masave korrigjuese.
• Përgatitja e raporteve të cilësisë dhe bashkëpunimi me prodhimin dhe zyrën teknike.
• Kërkohet diplomë në inxhinieri mekanike/industriale, ndërtimit dhe përvojë relevante.
Menaxher i Prodhimit (Pozita 1)
• Drejtimi i të gjithë procesit të prodhimit dhe mbikëqyrja e ekipit prodhues.
• Planifikimi i prodhimit sipas porosive dhe kapaciteteve të fabrikës.
• Sigurimi i përputhshmërisë me standardet ISO 9001 dhe EN 1090 dhe raportimi i performancës.
• Kërkohet diplomë universitare në inxhinieri dhe përvojë menaxheriale në prodhim metalik.
Saldues & Formues (Pozita 4)
• Kryen punë të saldimit dhe formimit të elementeve metalike bazuar në vizatime dhe kërkesa teknike.
• Përdor makineri për prerje dhe formim të metaleve në kombinim me proceset e saldimit.
• Siguron cilësi dhe saktësi gjatë të gjithë procesit të prodhimit dhe respekton standardet e sigurisë (EN 1090).
• Përvojë në saldim dhe formim metalik është e preferuar.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
• CV profesionale
• Letër motivuese (opsionale)
• Kopje e diplomës ose certifikatave të trajnimit
• Referenca pune (nëse ka)
Mënyra e aplikimit: Dërgoni dokumentet përmes emailit në: Info@metalgroup-ks.com
Duke shënuar në subjekt: Aplikim për [Pozita] – Emri Mbiemri ose ejani dhe aplikoni fizikisht pran objekteve tona nga e Hëna ne te Premte nga ora 08:30-16:00.