Klubi i Karatesë “Agim Ramadani” nga Gjilani, edhe njëherë ka dëshmuar se është vatër e talenteve të reja, duke sjellë rezultate të shkëlqyera në turneun prestigjioz “Shpresat e Kosovës”, i mbajtur më 28 shtator 2025.
Në këtë garë, klubi u përfaqësua me 7 garues, të cilët u shpërblyen me medalje të arta, argjendi dhe bronzi, duke reflektuar punën dhe përkushtimin e pandalshëm të trajnerit Shkëlzen Balaj dhe gjithë stafit të klubit.
Rezultatet e arritura:
Hira Fazliu, Kumite U12 -30kg – 🥇 Vend i parë
Amar Daku, Kumite U14 -45kg – 🥇 Vend i parë
Elma Bilalli, Kumite Kadete OPEN – 🥇 Vend i parë
Elma Bilalli, Kumite Kadete -61kg – 🥈 Vend i dytë
Rona Berisha, Kadete Kata – 🥈 Vend i dytë
Arban Asllani, Kadet – 🥈 Vend i dytë
Amra Demaj, U14 +52kg – 🥉 Vend i tretë
Me këtë sukses, karateistët e rinj jo vetëm që treguan talentin dhe guximin e tyre, por njëkohësisht dëshmuan edhe vizionin e klubit për të nxjerrë në pah gjenerata të reja të disiplinuara dhe të suksesshme.
Kryesia e klubit shpreh falënderim të veçantë për të gjithë garuesit, duke u uruar suksese të vazhdueshme në rrugën e tyre sportive.
“Klubi ‘Agim Ramadani’ është krenar për çdo garues, sepse secili medalist është dëshmi e përkushtimit, disiplinës dhe dashurisë për sportin e karatesë,” – thuhet në reagimin e klubit./Radio Star/