Sllobodan Radovanoviq, të martën, ka arritur nga Beogradi në Kalanë e Novobërdës. Si pjesë e menaxhmentit të kompanisë “Koto”, që ka bërë konservimin dhe restaurimin e strukturave të qytetit të epërm, Radovanoviq ka parë nga afër shembjen e fasadës së mureve të jashtme e të brendshme.
Kësisoj “Koto” i është kthyer vendpunishtes dy vjet pasi ka përfunduar konservimin e restaurimin në Kalanë që daton qysh prej shekullit XIII. Radovanoviq së bashku me një bashkëpunëtor kanë marrë mostra të llaçit që është përdorur në muret e strukturave që shkojnë në lartësi deri në 10 metra, shkruan sot Koha Ditore.
Ai ka fotografuar tri hapësirat ku është shembur fasada e gurtë në anën e jashtme të mureve, e po ashtu në një vend nga brenda./koha/