Punëtorët teknikë të Gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan kanë hyrë në grevë, duke kërkuar përmirësime në kushtet e punës dhe trajtimin e dinjitetshëm.
Si rezultat, në dyert e shkollës është vendosur një njoftim që informon se punëtorët janë në grevë, çka pritet të shkaktojë ndërprerje të shërbimeve teknike.
Ata kërkojnë që institucionet përgjegjëse të marrin masa konkrete për të adresuar shqetësimet e tyre, duke theksuar se pa përmbushjen e kërkesave, do të vazhdojnë grevën e tyre derisa të arrihet një zgjidhje e drejtë.