Zyrtarë të Policisë së Kosovës, nga të gjitha stacionet policore, Drejtoria Rajonale dhe anëtarët e Komiteteve Lokale për Siguri Publike nga rajoni i Gjilanit, morën pjesë në punëtorinë e organizuar nga OSBE, për ngritjen e vetëdijes mbi natyrën e ndjeshme të krimeve me motiv paragjykimi, gjatë së cilës edhe u fuqizua bashkëpunimi i ndërsjellë i policisë me forume të sigurisë në ofrimin e mbështetjes dhe shërbimeve për viktimat e krimeve të urrejtjes.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan tha se Policia e Kosovës, në vazhdën e aktiviteteve të saja, vazhdon t’i jap rëndësi trajtimit të viktimave të krimit, në veçanti viktimave të krimeve të urrejtjes, gjithmonë në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët.
“Policia e Kosovës gjithmonë punon dhe vepron për të mirën e qytetarëve të saj dhe krijimin e një ambienti të qet dhe prosperues për të gjithë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.