Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se punimet në rrugë dhe projekte të tjera infrastrukturore janë duke u zhvilluar me ritme të mira dhe pritet të përfundojnë për një kohë të shkurtër.
Sipas tij, shumë prej këtyre projekteve është dashur të realizoheshin vite më parë, por kishin mbetur në pritje deri më tani. “Po përmbyllim detyra të lëna pas dore ndër vite, në mënyrë që të mos kemi më probleme me nevoja bazike si uji i pijshëm apo rrugët në lagje,” tha Hyseni.
Ai shtoi se synimi është që të gjitha projektet të përfundojnë para se të kthehen bashkatdhetarët, për të shmangur vështirësitë gjatë sezonit të verës. Ndërkohë, nga shtatori, pritet të nisë një fazë e re e punimeve me intensitet të shtuar.
“Po vazhdojmë me projekte në shërbim të qytetarëve. Ata meritojnë kushte më të mira, dhe ne jemi të angazhuar që t’ua sigurojmë ato,” përfundoi ai./Radio Star/